Policia e Kosovës, njofton se në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë zjarri. Njëri ka ndodhur në fshatin Poklek i Ri të Drenas, ndërsa tjetri në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Po ashtu njoftohet se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, raporton Ekonomia Online.