Mallrat në Kosovë po hyjnë edhe përmes kontrabandës.
Gjatë ditës së djeshme Njësiti Patrullues i Policisë së Kosovës ka ndaluar një veturë me targa lokale që drejtohej nga një person i komuniteti serb.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar mallra ushqimore dhe pije pa dokumente përcjellëse.
Me vendim të prokurorit mallrat janë konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.