Policia konfiskon më shumë se 10 kg marihuanë

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 11:29 | Nga

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 10 kilogramë marihuanë dhe arrestohet një person i dyshuar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Siç njofton Policia, Njësitet për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë të Prishtinës dhe Mitrovicës, të enjten rreth orës 20:00, gjatë punëve operative në terren  kanë arritur deri te informacioni për një veturë të dyshuar që dyshohej se transportonte substanca narkotike.

“Njësitet policore kanë ndaluar veturën Range Rover dhe gjatë kontrollit kanë hasur në substancë narkotike, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’  nga neni 273”, njofton Policia.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është: O. N. lindur me 1990 m/sh/Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të veturës, në pjesën e pasme është gjetur një çantë e mbushur me 20 paketime, e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë.

Pas matjes nga Forenzika substanca narkotike ka rezultuar të jetë: 10 kilogramë e 766 gramë.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.

droga1 policia

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme