Policia kontrollon 32 lokale, legjitimon 185 femra (Video)

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 16:51 | Nga

Policia e Kosovës, njofton se ka realizuar një aksion në mbarë vendin, ku ka implementuar planin operativ të koduar “NËNTORI”, i cili kishte për qëllim identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore.

Ky aksion sipas Policisë është realizuar në bashkëpunim edhe me institucione tjera relevante i cili ka përfshirë gjithë territorin e vendit.

Gjatë zbatimit të planit nga njësitet policore janë kontrolluar 32 lokale, të cilat përveç ushtrimit të veprimtarive legale, kishte dyshime për mundësi të shfrytëzimit të të njëjtave për trafikim me qenie njerëzore.

Gjashtë nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë për mungesë dokumentacioni përkatës dhe kanë filluar procedurat e parapara ligjore.

Me këtë rast janë arrestuar dy persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘pengim të kryerjes së detyrës zyrtare’.

Gjithashtu është konfiskuar një revole me nëntë copë fishekë dhe dy thika.

Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrolluara gjithashtu janë legjitimuar edhe 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia.

Të njëjtave u janë konfiskuar dokumentet përkatëse dhe janë udhëzuar të paraqiten në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve pranë Policisë së Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme