Policia kontrollon një shtëpi në Gjilan, gjen këto llojë të armëve

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Policia ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.V., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar serb) nga Partesh.

Sipas komunikatës për media, kontrollimi është bërë për shkak të një hetimi të rastit “Vjedhje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku dyshohet se ishin vjedhur 37 koshere me bletë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:

  1. Një (1) pushkë gjysmë automatike me bajonetë,
  2. Një (1) pushkë gjysmë automatike pa bajonetë
  3. Një (1) pushkë ajrore
  4. Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm
  5. Dyqind e tridhjetë e gjashtë (236) fishekë të cal 7.62×39
  6. Dyqind e njëzet (220) fishekë të kalibrit 7.09×15
  7. Katër (4) gëzhoja të cal 7.09×15
  8. Gjashtë (6) gëzhoja të cal 7.62×39

Të ngjashme