Ekonomia Online
FUNDIT

Ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës, keqpërdori pozitën zyrtare

Ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës, keqpërdori pozitën zyrtare

Është ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës së Kosovës, I.K pasi që më 16 korrik të 2025-ës kishte lejuar kalimin e një autmojeti komercial i cili kishte ngarkuar mallra komerciale me vlerë prej 11 mijë e 457 euro e 60 cent. Por që pas kryerjes së ekspertizës financiare, ka rezultuar se i njëjti, i […]

Është ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës së Kosovës, I.K pasi që më 16 korrik të 2025-ës kishte lejuar kalimin e një autmojeti komercial i cili kishte ngarkuar mallra komerciale me vlerë prej 11 mijë e 457 euro e 60 cent. Por që pas kryerjes së ekspertizës financiare, ka rezultuar se i njëjti, i ka shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm material ne vlërën prej 3.414.36 euro.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar i Doganës së Kosovës, ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur procedurat standarde të operimit të Doganës së Kosovës. I njëjti, duke mos zbatuar detyrimet ligjore për kontroll të automjeteve, personave dhe mallrave, ka lejuar kalimin pa kontroll të një automjeti komercial të tipit “Mercedes Sprinter”,  të cilin e drejtonte A.K., të cilin e ka regjistruar në sistem si të zbrazët”, thuhet në komunikatën për media.

I njëti tregohet se ishte ndaluar nga njësia antrikontrabandë.

 “Pas kalimit të pikës kufitare, automjeti është ndaluar nga njësia për antikontrabandë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se ishte i ngarkuar me mallra komerciale në vlerë prej 11,457.60 euro. Pas kryerjes së ekspertizës financiare, ka rezultuar se i njëjti, buxhetit të Republikës së Kosovës i ka shkaktuar dëm material në shumë prej 3,414.36 €. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, po ashtu përveç dënimit kryesor t’i shqiptohet dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik”, përfundon komunikata.

Të ngjashme