Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi sot rreth orës 14:00, në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 40-të, në Duhël të Suharekës.Z
Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar, Policia jep detaje

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha për Gazetën Express se në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa katër persona kanë mbetur të lënduar.
Ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse Njësia për Kontroll në Autostrada është duke u marrë me rastin dhe po heton shkaqet e aksidentit.
“Referuar informacioneve nga tereni, ju konfirmojë se një aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve është raportuar rreth orës 14:00, ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” km 40, në Duhël të Suharekës. Në aksident raportohet per katër persona të lënduar, ndërsa per shkallen e lëndimeve të tyre mund të ju adresoheni shërbimeve shëndetësore. Ekipet relevante kane dal ne vendin e ngjarjes ndërsa Njësia per kontroll ne Autostrada është marr me rastin dhe po kryen hetime lidhur me shkaktaret e këtij aksidenti. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te jenë vigjilent në respektimin e shenjave të trafikut dhe përshtatjen e shpejtësisë se lëvizjes me atomjete me kushtet në rrugë, në te kundërtën Policia e Kosovës me njësitet e saj ne teren po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa rigoroze ne zbatimin e ligjit të trafikut dhe masat e parapara që parashihen në të”, tha ai.

















