Policia e Kosovës ka larguar nga pishina e Gërmisë, të gjithë qytetarë të cilët ishin duke u freskuar aty.
Në fotografitë që ka siguruar Ekonomia Online, shihet policia duke larguar qytetarët nga pishina.
“Rreth orës 15:30 kanë ardhë disa policë. Na thanë me dalë jashtë. Është urdhër i Qeverisë”, tha një qytetar për EO.
Qeveria e Kosovës ndër masat e reja që ka marrë për parandalimin e COVID-19, ka qenë edhe ndalimi i shfrytëzimit të pishinave, me përjashtim të atyre të mbyllurave.
“Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura. Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale”.