Policia mban ligjërata në shkollat e Ferizajt

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve,  ka mbajtur  ligjerata në tri shkollat e mesme të ulëta,  në Ferizaj në shkollën ‘’Jeronim De Rada’’ ,  në fshatin Sojevë në shkollën ’’ Ramdan Rexhepi’’ dhe në Fshatin e Vjetër në shkollën ‘’Muharrem Shemsedini’’ me tema të ndryshme si : ” Siguria në komunikacion” , “Huliganizmi në shkolla ” ,  “Ngacmimet seksuale” dhe ’’ Dhuna në Familje’’

Ligjëratat po mbahen nga ana e intruktorëve- zyrtarëve policor ,  të trajnuar enkas për këto ligjërata.

Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve  për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative në shoqëri.

Gjithashtu , nxënësit u njoftuan edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit,  ashtu edhe të reagimit,  përkatësisht të trajtimit të rasteve të kësaj natyre si dhe  për pasojat që shkaktojnë këto dukuri.

Temat e ligjëruara  kanë  zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkë bisedues në temat në lidhje me këto dukuri.

Kësisoj, policia do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat tjera të këtij rajoni!

Të ngjashme