Policia e Kosovës ka bërë një apel të gjithë qytetarët e vendit për fillimin e sezonit të dimrit, raporton Ekonomia Online.
Në një postim në Facebook, PK-ja ka kërkuar që shoferët t’i ndërrojnë gomat e veturës nga 15 nëntori deri më 15 mars.
“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme. Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta”, thuhet në apelin e policisë.