Policia me operacion kundër kontrabandës në Veri

Ilustrim
| 08 Pri 2022 | 14:16 | Nga

Në rrugën kryesore në lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës, përballë një lokali, aktualisht ndodhen dhjetëra pjesëtarë të armatosur me tyta të gjata të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Para këtij lokali ndodhen edhe dy automjete policore, ndërsa jo larg këtij lokali janë vendosur pjesëtarë të policisë së rajonit të Veriut.

Në lokal ndodhen disa pjesëtarë të policisë, të cilët supozohet se nuk janë nga Drejtoria e Rajonit Verior, si dhe doganierë

Pas këtij lokali ishin të parkuara dy vetura, një veturë e Policisë së Kosovës dhe një doganier.

Policët nga rajoni i Veriut na thanë se nuk ishin të autorizuar për të dhënë deklarata dhe kur iu afruam forcave speciale dhe i bëmë të njëjtën pyetje, njëri prej tyre na kërkoi të largoheshim.

Forcat speciale nuk lejojnë hyrjen e qytetarëve pranë godinës ku po zhvillohet aksioni, i urdhërojnë të kalojnë nga ana tjetër e rrugës. Në të njëjtën kohë, policia rregullon trafikun.

Edhe pse nuk kemi marrë informacione zyrtare, supozohet se veprimi është bërë për kontrabandë me mallra.

Në oborrin pas këtij lokali ndodhet një kamion me mallra, ku herë pas here hyjnë punonjës policie që duhet të bëjnë kontroll.

E të njëjtin informacion për aksionine e ka transmetuar edhe Gazeta Express duke thënë se në këtë lokacion janë ndalur tre furgona me produkte kryesisht ushqimore dhe se bëhet fjalë për mall të padoganuar

Të ngjashme