Automjetet e policisë, të cilat nuk kanë asnjë shenjë identifikuese, kanë filluar të patrullojnë rrugëve në komunën e Prishtinës. Qëllimi është që të identifikohen shoferët të cilët bëjnë shkelje të rregullave të trafikut.
Automjetet civile të cilat drejtohen nga zyrtarë policor në uniformë zyrtare janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm dhe zërim.
Kallxo.com ka shoqëruar njësitë në patrullimet e zakonshme. Në pamjet e filmuara nga Kallxo.com shihet momenti kur vetura civilie vërenë një makinë e cila tejkalon në vijën e plotë.
Për ta parandaluar kundërvajtësin polici i cili voziste veturën ndezi alarmin e policisë, ndërsa kolegu i tij që ishte ulur në ulësen e pasagjerit vendosi dritën rotative mbi veturë dhe me shenjën “stop” urdhëron shoferin e veturës që të ndalet. Pasi që shoferi i veturës nuk vërejti shenjat paralajmëruese të policisë, ata filluan ndjekjen e veturës së tij nga pas.
Shoferit i shqiptohet një tiketë në vlerë prej 300 eurosh ndërsa patrullimi vazhdon tutje.
Kërkimi për shoferë që përdorin telefonin poashtu është cak i makinave civile të policisë
Një i tillë haset pak momente pas patrullimitPër shkak se personi në fjalë kishte përdorur telefonin gjatë vozitjes, policia i shqiptoi atij gjobë në vlerë 40 euro. Policia ka njoftuar se këto patrullime do të zhvillohen çdo ditë nëpër rrugët e kryeqytetit.
Ata kanë bërë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar.