Pjesëtarë të Policisë mëngjesin e së hënës në sheshet e Prishtinës, kanë kërkuar nga qytetarët që të vënë maska si masë mbrojtëse ndaj Coronavirusit.
Mbajtjen e maskave po e mbikëqyrë edhe Inspektorati komunal, raporton Ekonomia Online. Përderisa qytetarët edhe pse po respektojnë masat e marra, derisa thotë se dëmi në ekonomi është shumë i madh.
Akademik, Ekrem Murtezaj, ka thënë se pajtohet me masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.
“Unë jam kthyer para dy ditësh nga Evropa. Dhe këtë që po e bënë pushteti është krejtësisht me vend për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve”.
“Mendoj që me kufizimin e lëvizjes do të largohet edhe virusi. Dëmi ekonomik është shumë i madh”.
Igballe Vllasaliu po thotë se maskat nuk po mbahen, edhe përkundër këshillave nga mjekët.
“Maskat nuk po mbahen ndërsa mjekët po këshillojnë edhe distancën është mirë me mbajt”.
Nebih Selmani, thotë se duhet të ketë masat më të ashpra, sepse krejt bota është duke luftuar me pandeminë, raporton EO.
“…i përkrahi edhe masat më të ashpra sepse krejt bota është duke luftuar në Kosovë është duke u bërë hajgare. Pa distancë dhe pastërti e maska nuk ka metodë tjetër, për tu mbrojtur”.
“Ka metoda tjera pa u mbyllur, ndërsa të jetë Policia dhe Inspekcioni në aksion”, shtoi ai.
Mjeku, Lutfi Berisha theksoi se ekziston virusi dhe masat duhet respektuar.
Sipas tij, rënia e ekonomisë ka ndikuar në masë të madhe në përgjithësi në Kosovë.
“Këto masa duhet të jenë më rigoroze dhe me qenë më të kujdesshëm njerëzit, sepse nuk janë të vetëdijshëm që duhet respektuar masat, sepse janë për shëndet të popullit, sepse virusi ekziston dhe duhet mbajtur maska dhe doreza”.
“Nëse ka kujdes do të largohet edhe virusi. Rënia e ekonomisë ka ndikuar në masë të madhe dhe duhet t’i respektojmë rregullat siç thotë ministria e Shëndetësisë”, shtoi Berisha.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se në Kosovë do të zbatohet rigorozitet i plotë i zbatimit të masave ekzistuese dhe do të shtohen masat e reja, teksa nuk e ka përjashtuar fillimin e procedurave për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën e shtypit, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Hoti ka bërë të ditur se FSK-ja e ka marrë përsipër që të vejë në dispozicion shtretër, sipas nevojës.