Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të mësuar rrethanat të cilat çuan një furgon në mëngjesin e sotëm të përfundoi i aksidentuar brenda një dyqani në lagjen ”Kodra e Trimave”.
Këtë e ka konfirmuar për klan kosova, Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa ka deklaruar se të gjitha njësitet relevante gjenden në vendin e ngjarjes.
Nëntë persona janë transferuar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare pas lëndimeve të marra si pasojë e përplajses së furgonit derisa është konfirmuar dhe ndalimi i ngasësit nga ana e Policisë së Kosovës.
Ahmeti ka konfirmuar se ai është duke u intervistuar me urdhër të Prokurorisë.