Një aksident që ka ndodhur në orët e vona në Bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë.
Raportohet se i dyshuari K-Shqiptar përderisa ishte duke e drejtuar automjetin, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësis së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe me të njëjtin ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Si pasojë e aksidentit i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK Prishtinë.
Njësiti policor automjetin e përfshirë në rast e ka konfiskuar pasi që në të njëjtin e është gjetur një shishë alkool-i dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.