Në orët e hershme të mëngjesit u raportua për bastisje në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, tha se është duke u zhvilluar një operacion kundër krimeve kibernetike, në lokacione të ndryshme.
“Operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, tha Kelani.