Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme lidhur me realizimin e disa operacioneve policore kundër trafikimit me substanca narkotike, arrestimin e disa personave të dyshuar, konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të narkotikeve, armëve, mjeteve transportuese etj, raporton Ekonomia Online.
Në këtë konferencë do të jepen informacione dhe detaje lidhur me hetimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, si dhe do të ekspozohet sasia e konsiderueshme e narkotikeve dhe pajisjeve të tjera të sekuestruara.