Policia në aksion kundër trafikimit me drogë

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 11:55 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme lidhur me realizimin e disa operacioneve policore kundër trafikimit me substanca narkotike, arrestimin e disa personave të dyshuar, konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të narkotikeve, armëve, mjeteve transportuese etj, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë do të jepen informacione dhe detaje lidhur me hetimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, si dhe do të ekspozohet sasia e konsiderueshme e narkotikeve dhe pajisjeve të tjera të sekuestruara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme