Policia në dy aksione arreston 10 persona për trafikim me njerëz

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 16:57 | Nga

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) në luftën e saj të pakompromis kundër dukurive negative dhe veprave penale ka realizuar operacione policore në nivel vendi, me ç’rast  në dy aksione të ndara ka arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar si dhe janë identifikuar katër (4) viktima të këtyre rasteve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 21.11.2016, rreth orës 11:00 pas një pune hetimore disa mujore në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Lipjan, Vushtrri dhe Obiliq, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë (8) persona të dyshuar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Mundësim apo detyrim në Prostitucion“ nga neni 241 paragrafi 4 i Kodit Penal të RKS-së.

Për të gjithë të arrestuarit e rastit është lëshuar aktvendimi për ndalim policor nga prokurori kompetent.

Rasti 2.

Pas hetimeve intensive nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ), të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti për krime të rënda në Gjilan, me datë 21.11.2016, janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për “Shërbime seksuale te Viktimës se Trafikimit”.

Te dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

Në të dyja rastet e realizimit të operacioneve policore janë identifikuar edhe katër viktima të gjinisë femërore.

Të ngjashme