Policia e Kaçanikut ka arrestuar një 19-vjeçar pas një kontrolli në veturën “VW Golf” më 22 mars 2025, rreth orës 17:00, në rrugën “Doganaj”.
Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe veturës, policia ka gjetur tre qese najloni nën ulëset e pasme, që përmbanin 53.02 gram marihuanë të paketuar në disa doza të vogla.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.