Policia në kërkim të Stresit (Video)

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 09:35 | Nga

Reperi Arkimed Lusha, i njohur me pseudonimin “Stresi”, së bashku me një 21-vjeçar, janë shpallur në kërkim pasi kanë filmuar veten duke qëlluar me armë të llojit “shotgun” në ajër.

“Prej ditës së djeshme, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, po punojnë për kapjen e shtetasve A.L., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë”, informon Policia e Tiranës.

“Këta shtetas, më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjetet sociale një video duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit ‘Shotgun’, në një ambient publik”, lexohet më tej në komunikatën e policisë.

Policia thotë se është bërë sekuestrimi i armës së zjarrit në cilësinë e provës materiale.

https://www.youtube.com/watch?v=Kc8M6N4KqEQ

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme