Policia në Klinë inspekton kafenetë e klubet e natës

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Njësite policore të stacionit policor në Klinë, së bashku me njësite rajonale të DRP Pejë, kanë verifikuar disa lokale në këtë komunë dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet.

Gjatë këtij plani janë identifikuar 3 lokale të cilat nuk ishin duke e respektuar orarin e punës, njëri lokal ishte në lagjen “Arbëria”, ndërsa dy lokale të tjera në fshatrat Volljakë dhe Poterqë.

“Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mos respektimin e orarit zyrtar të paraparë.

Më këtë plan operativ do të vazhdohet në mbarë zonën e DRP Pejë

Të ngjashme