Policia në Mitrovicë sekuestron një armë që ishte postuar në rrjete sociale

Prishtinë | 25 Shk 2025 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se ka sekuestruar një armë e cila ishte postuar në rrjete sociale.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar personin e dyshuar të moshës së mitur pasi i njëjti javë më parë në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri tytë shkurtë. Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma pistoletë me një fishek të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte e postuar në rrjete sociale.”

I dyshuari ëshë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve”.

Të ngjashme