Policia gjermane ka njoftuar se një person i armatosur është futur në oborrin e një shkolle të mesme në jugperëndim të Gjermanisë dhe se ai ndodhen në arrati, për shkak se policia e kishte arrestuar personin e gabuar fillimisht.
Policia gjermane shkroi në Twitter se personi të cilin e kishin arrestuar është liruar dhe se i dyshuari mbase ka ikur me motoçikletë, transmeton Express.
Zëdhënësi i policisë Bjoern Reusch ka thënë se i dyshuari nuk e ka përdorur armën dhe se askush nuk është lënduar, kur ai ishte futur shkurtimisht në oborrin e shkollës në Esslingten, afër Shtutgartit.
Shkolla e mesme “Friedrich Ebert” ishte bllokuar dhe të gjithë nxënësit ishin detyruar të qëndronin brenda klasave derisa policia e ka kontrolluar ndërtesën.