Zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, gjatë javës që shkoi ka zbatuar 253 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 47 për vepra penale, ndërsa për të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në kumtesë.
Armët ishin të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, ndërsa u sekuestruan edhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Në këto aksione që u kryen të ndara në lokacione të ndryshme, gjatë kësaj periudhe u sekuestruan tetë armë – katër nga to të zjarrit.
Armët ishin të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, ndërsa u sekuestruan edhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Policia aktivitetet e saj i zhvilloi edhe në trafikun rrugor, duke shqiptuar 4 mijë e 311 gjoba brenda javës së kaluar.
“Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara.Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 4702 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”.