Policia ngre dyshime të reja, kjo mund të jetë e vërteta e vrasjes së Caroline Crouch

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Policia greke tani ka ngritur dyshime se bashkëshorti pilot i Caroline Crouch, mund të ketë qenë trafikant droge dhe e ka vrarë gruan e tij pasi ajo e zbuloi këtë gjë.

Teoritë e përfshirjes së mundshme në trafikimin e drogës u hapen pasi një hetim mbi financat e Charalambos Anagnostopulos zbuloi se ai jetonte në mënyrë luksoze, pavarësisht se fitonte pagën e një piloti.

Oficerët e policisë zbuluan se çifti kohët e fundit kishte blerë një tokë 47,000 £, dhe kishin projektuar një shtëpi 140,000 £, gjithashtu kishin shkuar në disa udhëtime luksoze në Dubai.

Zbulimi, sugjeron se Anagnostopoulos, 33-vjeçar, i cili njihet si Babis, mund të ketë pasur një burim alternativ të të ardhurave dhe ai vrau Caroline, kur ajo e zbuloi këtë gjë.

Babai i Caroline, David Crouch ka thënë se ai e beson se Babis mund të jetë i përfshirë në trafikimin e drogës.

Në muajt para vdekjes së saj, Babis u bë gjithnjë e më kontrollues, tha një burim.

Ai pretendohet se instaloi një aplikacion gjurmimi në telefonin e saj dhe e shoqëronte atë kudo që shkonte.

Të ngjashme