Policia nis fushatën vetëdijësuese “Thuaj jo drogës”

Prishtinë | 09 Jan 2025 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Policia e stacionit në Shtime ka nisur një fushatë vetëdijësuese në kuadër të projektit “Thuaj Jo Drogës,” duke shpërndarë fletushka informuese në qytetin e Shtimes, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit synimi i kësaj fushate është që të orientoj qytetarët drejt një jete të shëndetshme dhe pa ndikim nga droga.

“Ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, mbi rreziqet dhe pasojat e përdorimit të substancave narkotike dhe tregon përkushtimin e institucioneve  për të parandaluar dhe luftuar fenomenet negative në komunitet, duke i orientuar qytetarët drejt një jete të shëndetshme dhe pa ndikim nga droga”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme