Polica sot nuk është duke lejuar askënd që të kalojë barrikadën e vendosur në urën e Liqenit të Ujmanit, urë kjo që lidh rrugën e cila çon për në Bërnjak.
Polica nuk ka dhënë ndonjë detaj se pse nuk lejohet kalimi në atë pjesë, veçse ka theksuar se s’mund të ketë afrim asnjë metër përtej kamionëve.
Edhe ndërrimi i policëve ka ndodhur me pak vonesë për shkak të barrikadave, njofton Klankosova.tv
Kujtojmë se sot serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikë kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës, katër ditë pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga ana e Qeverisë së Kosovës.