Po vazhdojnë hetimet për rastin e zjarrit që përfshiu objektin afarist Comodita pasditen e së enjtes në Gjakovë.
Policia nëpërmjet raportit 24 orësh, njoftoi se nuk ka të lënduar nga zjarri i cili deri më tani nuk dihet se si u shkaktua.
“Gjakovë / 08.01.2026 – 16:40. Raportohet se në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë një object afarist. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh.