Një shpërthim që ka ndodhur në fshatin Smolicë të Gjakovës i ka marrë jetën një burri në orët e hershme të mëngjesit sotëm.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë, njofton Klan Kosova.
“Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm policia ka marrë informatën për një rast në fshatin Smolicë të Gjakovës. Një person ka humbur jetën nga një shpërthim që ka ndodhur aty”, ka thënë përmes telefonit zëdhënësja e policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Rrethanat lidhur me rastin janë duke u hetuar”, ka thënë ajo.