Policia po heton dy raste të vdekjeve në Prishtinë dhe Malishevë

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit po hetohen nga Policia e Kosovës.

Një rast ka ndodhur në QKUK të martën ku ka vdekur një shtetas i huaj .

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24- orësh.

Ndërsa, në QKMF- në e Malishevës është dërguar pa shenja jete një person.

“Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet nga Policia.

Të dy këto rastet janë duke u hetuar.

Të ngjashme