Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po heton rastin rreth letrës kërcënuese që është gjetur në Fakultetin Filologjik.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha se Policia e ka marrë seriozisht letrën kërcënuese dhe është duke e hetuar rastin.
Ai tha se letra nuk ka ndonjë logo, është kërcënim drejtuar UP-së.
Borovci po ashtu sqaroi se kanë intervistuar disa persona dhe hetimet janë duke vazhduar.
Ndryshe, gjatë ditës është raportuar për një letër të gjetur në Fakultetin filologjik ku thuhej “ISIS-i ka me sulmua me datën 15.02.2017. Shihemi te Zoti”.