Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste te vdekjeve në 24 orët e fundit, në Prishtinë, Gjilan e Prizren. Rastet po hetohen.
Në Prishtinë është gjetur në banesën e tij një person pa shenja jete të mërkurën. Vdekjen e tij e kanë konfiskuar ekipet mjekësore, ndërsa trupi është dërguar për obduksion.
E në Gjilan në mbrëmjen e të mërkurës është dërguar në Qendrën Emergjente një person, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Në Prizren në mbrëmjen e të mërkurës është gjetur pa shenja jete një person në apartamentin e tij.
“Prizren 21.08.2024-21:45. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.