Policia e Kosovës sot ka dënuar disa qytetarë që kanë kaluar rrugën mbi pengesa në magjistralen Prishtinë-Veternik, saktësisht te “Albi Mall”.
Një qytetar për IndeksOnline ka treguar se sot është dënuar me një gjobë prej 20 euro pa pasur vendkalim.
I njëjti është ankuar për mungesë të një mbikalimi në rrugën me katër korsi në Veternik, tek “Albi Mall”.
Sipas tij, qytetarë të shumtë po dënohen çdo ditë.
Kësisoj, këmbësorëve po iu rrezikohet edhe jeta.
Në arsyetimin e policisë për shqiptimin e gjobës thuhet se “ i lartëcekuri kalon rrugën magjistrale te Valoni Petrol Veternik-Prishtinë me ndarje fizike qarkullimi i rrugës zhvillohet me nga katër shirita”.
Policia ka vlerësuar se i njëjti ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe vetveten pasi nuk ka vendkalim për këmbësorë.