Policia e Kosovës po i heton dy raste të vdekjes që janë raportuar në 24 orët e fundit. Në Gjakovë është gjetur pa shenja jete një grua, e vdekja e saj është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. […]
Policia po i heton dy vdekje që ndodhën në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës po i heton dy raste të vdekjes që janë raportuar në 24 orët e fundit.
Në Gjakovë është gjetur pa shenja jete një grua, e vdekja e saj është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
Ndërsa, në Viti është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë një person.
Ekipet policore dhe emergjenca kanë dalë në vendngjarje, e mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
Trupi është dërguar në obduksion.











