Policia: Rastet e dhunës si ai në Rahovec, të papranueshme

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 10:23 | Nga

Policia e Kosovës njofton se pas ngjarjes së ndodhur më 13 tetor, lidhur me dhunën e shfaqur ndaj një vajze në Rahovec, menjëherë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e këtij rasti.

“Policia në konsultim me Prokurorinë ka ndërmarr veprimet profesionale bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të saj, përderisa aspekti i trajtimit të viktimës nga aspekti social-edukativ dhe shëndetësor-mjekësor është realizuar nga autoritetet kompetente përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave zyrtare dhe konsideron se rastet e tilla të përdorimit të dhunës janë të papranueshme dhe se të gjitha veprimet policore kanë qenë dhe janë të orientuara në parandalimin e tyre si dhe marrjen e masave të menjëhershme ligjore ndaj secilit individ që përfshihet në përdorimin e dhunës apo nxitjen e saj në çfarëdo forme.

 

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/dyshohet-se-e-mitura-u-rrah-deri-ne-alivanosje-se-drogohej-video/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme