Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit njofton për sekuestrimin e dy armëve dhe gjashtë fishekë.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, hetues të Stacionit Policor “Veriu” në Prizren, gjatë intervistës me një person të dyshuar, kanë kuptuar se i njëjti posedon një armë zjarri të llojit kallashnikov.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me ç’rast janë marrë pëlqimet nga prokuroria dhe gjykata për bastisje.
“Gjatë bastisjes është gjetur arma – pushkë automatike me gjashtë fishekë në karikator, e cila është sekuestruar dhe e njëjta së bashku me shkresat e lëndës do t’i kalojë prokurorisë për procedura të më tejme”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq Policia e Suharekës e ka sekuestruar një pistoletë të llojit TT M57, ngase i dyshuari në cilësi të krushkut, pasi po martonte nipin ka shkrehur në ajër 8 fishekë nga pistoleta në fshatin Bukosh e që krismat i kishte dëgjuar edhe një patrullë policore e cila ka reaguar.
“I dyshuari është gjetur në fshatin Dobërdelan dhe është pyetur për ngjarjen. I njëjti ia ka dorëzuar një pistoletë policisë. Në të dy rastet, të dyshuarit janë lënë të lirë ndërsa kallëzimet penale do të procedohen sipas procedurës së rregullt”, thuhet në njoftim.