Policia e Kosovës, në dy raste të ndara, ka arritur të sekuestrojë dy armë të zjarrit të cilat janë përdorur nga persona të dyshuar gjatë një ahengu familjarë, duke kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Në rastin e parë në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan pas intervenimit policor për shkak të shkaktimit të rrezikshëm nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, policia ka arritur të sekuestrojë dy armë zjarri.
Arma e sekuestruar nga Policia është e tipit kallashnikov AK47 dhe një karikator i zbrazur.
Në rastin e dytë Policia ka sekuestruar një revolver të tipit “Colt” dhe 10 gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës të cilët kanë sekuestruar armët e dyshimta.
“Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia e Kosovës apelon përsëri që përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim.