Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se mbrëmë në fshatin Velezhë janë sekuestruar 2 pistoleta, pas ndalimit të një automjeti.
Sipas komunikatës, të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është vendosur që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt.
Njoftimi i plotë:
“Rreth orës 22:00, në një pikë kontrolli në fshatin Velezhë, një patrullë policore e ka ndaluar një automjet të llojit ” D. Chrysler” dhe gjatë kontrollit të automjetit dhe personave janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta të llojit M57 të kalibrit 7.62mm; njëra me 9 dhe tjetra me tetë fishekë. Dy të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme”.