Policia sekuestron mallra të kontrabanduara në një market në Leposaviq

Prishtinë | 23 Dhj 2023 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Policia  e Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e aksionit policor në Leposaviq për ‘tregti te ndaluar’ e ‘shmangie nga tarifat doganore’ .

Sipas policisë gjatë kontrollit në marketin e një gruaje janë gjetur dhe sekuestruar  nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ne bashkëpunim me  Njësitin Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës, sot me date 23.12.2023 kenë vazhduar operacionin që kishte filluar me 21.12.2023 në Leposaviq.

Operacioni policor zhvillohet nën dyshimin  se janë kryer veprat penale “Tregti e ndaluar ” dhe ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” .

Të ngjashme