Një furgon nga që nga Kosova po kalonte kufirin për në Serbi është zënë nga autoritetet serbe me 47 kilogramë marihuanë të fshehura në brendi. Siç njofton drejtoria doganore e Serbisë furgoni ishte i bardhë dhe për destinacion final kishte Gjermaninë. Po ashtu, njoftohet se vozitësi është i nacionaliteti serb. Edhe javën e kaluar në […]
Policia serbe konfiskon 47 kg drogë

Një furgon nga që nga Kosova po kalonte kufirin për në Serbi është zënë nga autoritetet serbe me 47 kilogramë marihuanë të fshehura në brendi.
Siç njofton drejtoria doganore e Serbisë furgoni ishte i bardhë dhe për destinacion final kishte Gjermaninë.
Po ashtu, njoftohet se vozitësi është i nacionaliteti serb.
Edhe javën e kaluar në pikën kufitare në Merdare janë zënë gjashtë kilogramë marihuanë me një veturë që nga Brezovica po shkonte në Beograd.











