Zyrtar policorë shihen duke hyrë në Qendrën Komunale të Numërimit në Komunën e Mitrovicës, qendër kjo e cila kishte ndërprerë procesin e verifikimit të fletëvotimeve për shkak të dyshimeve për manipulime, raporton Ekonomia Online.
Por meqenëse kompania e kontraktuar CETIS tha se ishte një gabim teknik, Prokuroria tërhoqi urdhrin dhe dha urdhrin tjetër që të vazhdojë procesi i numërimit në këtë qendër.
KQZ nëpërmjet një komunikate për media tha se “CETIS thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre. Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit”.
E pas urdhrit të Prokurorisë, KQZ njoftoi se procesi për verifikim do të fillojë në ora 16:00.