Policia ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për “Dhunim”.
I dyshuari është Mazllum (Sadri) Brahimaj, i lindur më 1 prill të vitit 1970 në Kashicë të Istogut.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë). – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë. – E-mail adresa: [email protected]”