Policia e Kosovës do të shpenzojë rreth 1 milion euro për furnizim me ushqim për pjesëtarët e saj në të gjithë vendin.
Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregulltiv të Prokurimit Publik, Policia ka bërë me dije se kohëzgjatja e kësaj kontrate do të jetë 36 muaj.
Shuma e saktë e parave që janë ndarë për këtë tender është 944 mijë e 150 euro.
Për të kryer këtë furnizim, ofertat i kishin dorëzuar katër kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “Beni Dona Plast”, shkruan Express.
Kontrata është nënshkruar më 9 mars të këtij viti.