Policia shpjegon arsyet e arrestimit të Kadaj Bujupit

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 13:50 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë. Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme.

PK përmes një komunikate për media ka treguar arsyet e arrestimit.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhër-arresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 03.03.2017 gjatë ditës ka realizuar zbatimin e një urdhër-arresti në PKK-Hani i Elezit.

Njësitet relevante policore kufitare bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së  D. (K.) B., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë e njëjta do të shoqërohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

 Vlen të potencohet se D. (K.) B., ka  bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta do të shoqërohet në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme