Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 895 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.
Ndërsa, për mos respektim të rregullave në trafik, janë shënuar 910 tiketa.
41 persona u arrestuan, 25 persona u dërguan në mbajtje dhe gjashtë të tjerë në vuajtje të dënimit. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 32 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 19 me të lënduar.