Policia shqiptoi brenda një dite mbi 1700 gjoba

Prishtinë | 07 Dhj 2025 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1755 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 17 persona, kurse dy persona u dërguan në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme