Në 24 orët e fundit. Policia e Kosovës ka shqiptuar 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit Covid-19.
Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin Covid-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend, ajo ka shqiptuar 636 gjoba për mosrespektim të Ligjit Covid-19.
Ndërsa, gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar edhe 816 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.
Policia edhe ditëve të kaluara ka shqiptuar qindra gjoba për mosrespektim të Ligjit Covid-19 dhe mos respektim të rregullave në trafik.
Kujtojmë që me marrjen e masave mbrojtëse, policisë i ishte kërkuar që të bëjë më shumë kontrolle dhe të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë këto masa.