Policia spanjolle arrestoi nëntë vetë që planifikonin të organizonin sulme me dhunshme gjatë përvjetorit të dytë të referendumit për pavarësi.
Të dyshuarve raportohet se iu gjetën në banesa materiale për përgatitjen e bombave artizanale. Sipas policisë, ata janë pjesë e Skuadrave Taktike të Reagimit, që u krijuan nga separatistët disa muaj përpara zhvillimit të referendumit për pavarësi në vitin 2017.
Policia spanjolle tha se ka arrestuar nëntë vetë të dyshuar se po planifikonin sulme të dhunshme në përvjetorin e dytë të referendumit për pavarësi.
Të dyshuarit përshkruhen nga policia si separatistë katallanë që synonin të sulmonin më 1 tetor.
Këtë vit do të shënohet përvjetori i dytë i referendumit për pavarësi i shpallur i paligjshëm nga Gjykata e Lartë e vendit.
Të dyshuarve, që sipas policisë i përkasin një grupi që ka organizuar protestat e fundit në rajonin autonom, iu gjetën materiale për përgatitjen e bombave artizanale. Të njohur me emrin Skuadra Taktike e Reagimit, të ndaluarit konsiderohen edhe si krahu i armatosur i Komiteteve për Mbrojtjen e Republikës.
Policia zhvilloi kontrolle në dhjetë banesa, duke filluar nga ora 05:00 e mëngjesit të së hënës. Përveç municioneve, grupit iu sekuestruan edhe kompjuterë dhe dokumente.
Komitetet për Mbrojtjen e Republikës u krijuan nga separatistët katalanas disa muaj përpara zhvillimit të referendumit për pavarësi në vitin 2017. Ndërkohë grupi ka bërë thirrje për protesta në lidhje me arrestimet e fundit të policisë.
Referendumi i dy viteve më parë në Katatoni shkaktoi një krizë politike në Spanjë e cila vijon ende, ndërsa më 10 nëntor vendi do të votojë sërish.