Policia sqarohet për aksionin në “Dardani”

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 15:25 | Nga

Policia e Kosovës është sqaruar rreth aksionit të sotëm për largimin nga banesat të uzurpatorëve në lagjen “Dardania” të kryeqytetit e që po bëhet pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila kishte vendosur në favor të Ndërmarrjes Publike Banesore për 131 banesa që i takojnë kësaj ndërmarrjeje.

“Policia e Kosovës informon opinionin e gjerë dhe mediat, se duke u bazuar në shkresën zyrtare dërguar nga autoritetet kompetente, respektivisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë tek Policia e Kosovës, me ç’rast është kërkuar asistencë në lagjen Dardania në Prishtinë, janë ndërmarrë veprime ligjore për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e vendimit sipas kërkesës dhe procedurave ligjore”.

“Policia e Kosovës sqaron edhe njëherë opinionin dhe mediat se në këtë çështje jemi të angazhuar sipas detyrimeve ligjore që ka Policia e Kosovës në zbatimin e vendimeve të Gjykatave kompetente në vend, dhe se qëllimi i veprimeve policore në këtë rast është për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë procedurës në zbatimin e vendimeve ligjore, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë”, thuhet në sqarimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme